FANSAT E ÇMENDUR/ Shikoni çfarë bëjnë ata për VIP-at, nga hedhja e sutjenave deri tek tatuazhet (FOTO) – AlpeGossip
FANSAT E ÇMENDUR/ Shikoni çfarë bëjnë ata për VIP-at, nga hedhja e sutjenave deri tek tatuazhet (FOTO)

FANSAT E ÇMENDUR/ Shikoni çfarë bëjnë ata për VIP-at, nga hedhja e sutjenave deri tek tatuazhet (FOTO)

Pa fansat nuk mund të ketë sukses një artist apo një i famshëm. Janë ata që i japin vlerësimin nga të gjitha anët: i japin rëndësi me komplimente, të bëjnë idhullin e tyre, të ndjekin në çdo event dhe mbi të gjitha janë burim të ardhurash.

Gjithmonë e kemi ditur që dashuria e fansave ndaj vipave është e “çmendur”, por ka nga ata që gjithmonë e më shumë na habisin me veprimet  e tyre. Në showbizin shqiptar kemi parë dhe kemi dëgjuar shumë histori të vipave me fansat e tyre. Disa i kanë përndjekur, disa i kanë gdhendur në trup, ndërsa disa të tjerë përpiqen ti ngjajnë deri në detaje.

Së fundmi Getoari ka marrë një surpizë shumë të bukur nga një fans i tij. Ai ka postuar në Instastory një foto ku tregon se si fansi i tij ka bërë tatuazh gjithë krahun njësoj si ai.

“S’kom fjalë, më ka surprizuar ky djali në Vlorë. E ka bërë dorën e vet si dora jeme”, është shprehur i emocionuar Getoari duke publikuar foton e fansit të tij.

 

Ledri Vula së fundmi duket se është ekzaltuar aq shumë në një koncert të reperit, sa ka hequr reçipetat dhe i ka hedhur ato në skenë.

Gjithçka ka ndodhur në koncertin e Ledrit në Gjakovë, gjë që ai e ka treguar edhe vetë nëpërmjet një videoje të postuar në Instagram. Në videon në fjalë, Vula shihet teksa shkon në qendër të skenës për të marrë reçpetat e fanses së zjarrtë, për t’i vendosur në pjesën e pasme të skenës, duke mos e kursyer një koment. “Marshallah çfarë cice”, ka thënë reperi referuar numrit të reçipetave, ndërkohë që publiku dëgjohet teksa qesh me të madhe.

Mashalla shum bukur 🤭😂

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Edhe Marina ka fansa të çmendur, njëri prej tyre ka bërë tatuazh fytyrën e saj në krah.

 

Në trupin e fansave janë gdhendur dhe fytyrat e Stresit dhe moderatorit Turjan Hyska.

Ndryshe nga vipat më lartë, Encën fansat nuk e kanë pikturuar si portret por kanë shkruar emrin e saj në dorë. Vetë Enca e ka shpërndarë në rrjete sociale dhe i ka thënë fanses se e do shumë.

/Përgatiti AlpeNews.al/