Duket se një çift i ri po krijohet nga “Përputhen”, edhe pse emisioni mbaroi. Ditët e fundit është parë se Sindi dhe Blerimi janë afruar shumë me njëri-tjetrin. Madje Sindi shprehu hapur dëshirën për takime të tjera me Blerimin.
“Na duheshin edhe disa takime të tjera”, shkruan ajo në Instastory pak ditë më parë.
“Sigurisht o diamant që bën dritë”, iu përgjig Blerimi.
Mbrëmjen e djeshme dyshja ka qenë bashkë duke darkuar. Këtë e ka zbuluar vetë Sindi duke postuar një video ku filmon Blerimin.
“Shumë i zënë je Blerim”, shkruan ajo.
“Jo unë interesin për ty zemër e kam vetëm me kamera hapur siç thoshte Arjan Konomi dikur hahaha”, ia ka kthyer Blerimi Sindit duke thumbuar Arjanin.