Ronela Hajati dhe Young Zerka kanë disa kohë që janë ndarë. Që kur lidhja e tyre u bë publike, por edhe pas ndarjes, ata vijuan që të komentoheshin shumë në mediat sociale.
Ata janë përfolur herë pas here për marrëdhënien e tyre me ndarje dhe rikthime, derisa ndodhi ndarja përfundimtare. Por edhe pse kanë kohë që nuk janë më bashkë, , Ronela vazhdon të pyetet në emisione për Zerkën.
Ajo së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Express Rozë” ku ndër të tjera, u pyet në lidhje me emrin e vërtetë të Zerkës.
“Pse patjetër kjo pyetje?… Nuk e di, t’i hapim pasaportën. Dielli miq, rrezatimi i tij godet, rrezatimi i tij është fatal”, u përgjigj Ronela.