KORONAVIRUSI/ A do të vazhdojë transmetimi i “Dua të të bëj të lumtur”? Arbana jep përgjigjen – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ A do të vazhdojë transmetimi i “Dua të të bëj të lumtur”? Arbana jep përgjigjen

KORONAVIRUSI/ A do të vazhdojë transmetimi i “Dua të të bëj të lumtur”? Arbana jep përgjigjen

Arbana Osmani pas mesazhit senzibilizues që dha për situatën e shkaktuar nga koronavirusi, vijoi të shpërndante edhe foto nga momentet e qëndrimit të saj në shtëpi së bashku me të birin dhe të afërmit.

Mirëpo nga kjo gjendje alarmi për të gjithë shqiptarët, ku lokalet, restorantet e thuajse gjithçka tjetër po mbyllet , lind pyetja po programet televizive do të vazhdojnë të transmetohen…?

Përsa i përket “Dua të të bëj të lumtur” Arbana thotë se do tëjenë në transmetim edhe për dy të shtunat e ardhshme nëse gjendja vazhdon shqetësuese. “Shumë prej jush më kanë pyetur në lidhje me vazhdimin e “Dua të të bëj të lumtur” dhe dua t’ju komunikoj se do të jemi në transmetim këtë të shtunë dhe të shtunën e ardhshme. I kemi regjistruar më përpara këto dy episode që do t’ju bëjne shoqëri gjatë ditëve në vijim. Shpresoj shumë që kjo situatë të kalojë sa më shpejt e të mos na duhet të ndërpresim punën, por për momentin, është shëndeti mbi të gjitha, mbi punën, mbi qejfet, mbi argëtimin. Ju lutem qëndroni në shtëpi, mbroni veten dhe të tjerët, bashkë do t’ia dalim❤️” shkruan moderatoja. /ALEPgossip.al