E PËSON SËRISH AKTORI TURK/ Ish-gruaja e denoncon në polici, ja ARSYEJA – AlpeGossip
E PËSON SËRISH AKTORI TURK/ Ish-gruaja e denoncon në polici, ja ARSYEJA

E PËSON SËRISH AKTORI TURK/ Ish-gruaja e denoncon në polici, ja ARSYEJA

Aktori i njohur Ozkan Denis është përfolur gjatë për ndarjen nga partneria e tij Feyza Aktan dy vite më parë. Ata kanë sjellë në jetë dhe një djalë, por gjërat mes tyre nuk kanë shkuar mirë dhe ndarja i ka kthyer ata në armiq.

Së fundmi Feyza Aktan e ka akuzuar aktorin për provim lirie, dhunë, fyerje dhe kërcënim. Sipas saj “Kahramanin” dhe motra e tij kishin instaluar kamera në shtëpinë ku ata jetonin për të parë çdo lëvizje të saj. Madje ajo ka treguar se aktori e ka kërcënuar se do publikojë fotot në mediat sociale.

Ende nuk ka asnjë reagim nga Ozkan pas këtij denoncimi.

Kujtojmë se më parë Fejza e ka akuzuar Ozkan se e ka rrahur disa herë në shtëpinë e tyre dhe një incident i ngjashëm dhune ka ndodhur dhe në Gjermani, ku kundër aktorit kanë dëshmuar dadoja e djalit të tyre dhe motra e Fejzës.