DOLI NË SKENË PA UNAZËN E DIAMANTIT/ Elvana Gjata i jep FUND lidhjes me të fejuarin? (FOTO) - AlpeGossip
DOLI NË SKENË PA UNAZËN E DIAMANTIT/ Elvana Gjata i jep FUND lidhjes me të fejuarin? (FOTO)

DOLI NË SKENË PA UNAZËN E DIAMANTIT/ Elvana Gjata i jep FUND lidhjes me të fejuarin? (FOTO)

Elvana Gjata iu rikthye publikut dhe koncerteve mbrëmjen e së dielës, pas një  mungese 4 mujore, teksa këndoi në një koncert organizuar në nder të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive dhënë pak minuta para nisjes së koncertit, këngëtarja ka rrëfyer emocionet e saj por jo që ra në sy dhe detaji që pikasëm ishte diçka tjetër, përtej veshjes dhe look-ut.

Elvana Gjata nuk mbante më në gisht unazën e diamantit!

Të gjithë e mbajmë mend kur në një intervitë dhënë për “Prive” në muajin korrik 2018 kur fliste për rikthimin e saj në Prishtinë, pas jetesës në SHBA, gazetarit dhe gjithë publikut i ra në sy unaza e diamantit që këngëtrja mbante në gisht. E pyetur për këtë dhuratë luksoze, 32-vjeçarja u përpoq t’i bënte bisht pyetjes duke bërë shaka me përgjigjen klishe që thonë personazhet publikë në intervista që jetën private e kanë të shenjtë dhe duan ta mbajnë private, ndonëse nu hezitoi të pohonte se gjithçka po i shkonte për mrekulli.

Por përse unaza e diamantit nuk gjendej më në gishtin e artistes në koncertin e Pavarësisë? Mos ndoshta heqja e saj tregon se Elvana Gjata mund t’i ketë dhënë fund fejesës së saj me të fejuarin biznesmen pas ngjarjes së rëndë në fillim të tetorit në zonën e ish-bllokut në Tiranë?