Si të bëni ashuren, ëmbëlsirën e mrekullueshme bektashiane! – AlpeGossip
Si të bëni ashuren, ëmbëlsirën e mrekullueshme bektashiane!

Si të bëni ashuren, ëmbëlsirën e mrekullueshme bektashiane!

Fjala “ashura” vjen nga arabishtja dhe rrjedh nga rrënja “ashr” që në gjuhën arabe do të thotë dhjetë. Dita e Ashures është dita e dhjetë e muajit Muharem në fenë bektashiane.

Ashurja ndryshe quhet pudingu i Noes dhe sipas legjendës thuhet që barka e Noes u ndal në afërsi të malit Arat në Turqi dhe meqënëse rezervat ushqimore ishin të pakta dhe iu kishte ngelur vetëm grurë dhe sheqer gatuan këtë ëmbëlsirë të veçantë që quhet ashure.

Receta origjinale është si më poshtë:

Përbërësit:

  • 200 gr grurë për ashure
  • 50 gr qiqra
  • 100 gr sheqer
  • 150 gr arra, bajame, lajthi
  • 50 gr rrush të thatë
  • fiq të thatë sipas dëshirës
  • 3 kokrra karafil
  • 2 lugë kanellë
  • Disa kokrra shegë për zbukurim
  • 2 lugë niseshte1 lugë e vogël vanilje

Përgatitja:

  • Marrim një tenxhere dhe hedhim grurin mbasi e kemi larë.
  • Shtojmë 2.5 litra ujë dhe e vendosim të zihet në zjarr të ngadaltë derisa të plasaritet gruri. Hedhim kripën, qiqrrat, sheqerin, rrushin e thatë, fiqtë e thatë, kanellën, karafilat, lajthitë dhe gjysmën e arrave.
  • Marrim një enë dhe shtojmë niseshtenë bashkë me pak ujë dhe e përziejmë masën duke ia shtuar tenxheres në zjarr. E lemë të marrë valë pak minuta dhe më pas e zbrazim nëpër tasa dhe sipër i hedhim arrat e mbetura, shegët dhe pak kanellë.
  • E lemë në frigorifer për disa orë në mënyrë që të ftohet dhe të marrë shijen e duhur.