“AJO ËSHTË MINË ME SAHAT”/ Për kë po flasin Meridiani dhe Monika: Asaj edhe po ti thuash shëndet… – AlpeGossip
“AJO ËSHTË MINË ME SAHAT”/ Për kë po flasin Meridiani dhe Monika: Asaj edhe po ti thuash shëndet…

“AJO ËSHTË MINË ME SAHAT”/ Për kë po flasin Meridiani dhe Monika: Asaj edhe po ti thuash shëndet…

Ditën e djeshme “Vëllai i Madh” u ka bërë me dije banorëve lojën e radhës për buxhetin. Të ndarë në çifte, ata duhet që të mbajnë ndezur zjarrin që ndodhet në oborr deri të martën që është spektakli i BB VIP.

Gjatë kësaj kohe, çiftet gjithashtu mund të shijojnë verë dhe gështenja. Një nga çiftet është e krijuar nga Monika dhe Meridiani, të cilët në radhën e tyre kanë biseduar për Einxhel.

Teksa ishte radha e tyre për të mbajtur zjarrin ndezur, Einxhel pyet Monikën nëse e ka marrë ajo çakmakun. E kështu nisi edhe biseda për moderatoren.

Biseda mes tyre:

Einxhel: Monika e ke marrë ti çakmakun?

Meridiani: Po ik o Einxhel na lë rehat, ç’punë kam unë tani

Monika: Po çne o shpirt unë çakmak?

Meridiani: E sheh, të akuzon për çdo gjë tani tu ajo. A e sheh

Monika: Po ky është xhupi i Arjolës. Jo shpirt nuk ka

Meridiani: E sheh Monika të akuzon për çdo gjë. Ngaqë i ke ulur gjakrat me të, edhe kështu e ha ti

Monika: Ajo është minë me sahat, kur do. Asaj po i the shëndet, do thotë pse the shëndet tani në këtë moment.

Meridiani: Edhe ti i ke ul i çik me atë. Kufizohesh i çik

Monika: Jo nuk kufizohem. Më fal a mund të zihesh për çdo gjë?

Meridiani: Për çdo gjë jo, por nganjëherë më duket se e ruan edhe debatin fare

Monika: Nuk e ruaj fare debatin. Se debate o kam bërë unë o nuk ka bërë njeri, por debate tamam. Jo debate si atë ditë, ai nuk ishte debat. O do bëjmë debate tamam

Meridiani: Ideja është se ti e ruan atë dhe nuk do të debatosh me të