Lady Gaga kërkon falje: Fola para kohe për vdekjen e “Zombie Boy” (FOTO) – AlpeGossip
Lady Gaga kërkon falje: Fola para kohe për vdekjen e “Zombie Boy” (FOTO)

Lady Gaga kërkon falje: Fola para kohe për vdekjen e “Zombie Boy” (FOTO)

Lady Gaga ka kërkuar falje që ka folur para kohe duke e konsideruar vdekjen e modelit Rick Genest si vetëvrasje.

Rick, i cili vdiq në moshën 32-vjeçare njihet si i Zombie Boy, për shkak të tatuazheve të kockave dhe organeve në të gjithë trupin e tij, duke përfshirë edhe karakteristikat e kafkës në fytyrë.

Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Montreal, Kanada të mërkurën dhe u raportua se ai kishte vrarë veten.

Rick u shfaq në videokilpin e Gagas ‘Born This Way’ në vitin 2011 dhe këngëtarja u shpreh se humbja ishte “përtej shkatërrimit”.

Por ende nuk ka një shkak zyrtar të vdekjes së Rick.

Lady Gaga ka fshirë tashmë postimin në Twitter, ku i referohej vdekjes së tij si vetëvrasje: ‘Vetëvrasja e shokut Rick Genest.’

Por në dy postime të tjera ajo i kërkoi falje familjes së modelit.

“Në respekt të familjes së Rick dhe vetë atij kërkoj falje nëse kam folur shumë shpejt pasi nuk kishte dëshmitarë apo prova për të mbështetur ndonjë përfundim për shkakun e vdekjes së tij.

Unë në asnjë mënyrë nuk do të kisha menduar për të nxjerrë një përfundim të padrejtë. Ngushëllimet e mia më të thella për të gjithë familjen dhe miqtë e tij,”-shkruan ajo.