PREKËSE/ Ja gjesti emocionues që Sara bëri për Dritan Hoxhën në dasmën e saj – AlpeGossip
PREKËSE/ Ja gjesti emocionues që Sara bëri për Dritan Hoxhën në dasmën e saj

PREKËSE/ Ja gjesti emocionues që Sara bëri për Dritan Hoxhën në dasmën e saj

Dritan Hoxha ka qenë dhe mbetet një nga figurat më të dashura të publikut shqiptar. Edhe pse është larguar nga jeta shumë vite më parë, kujtimi i tij vazhdon të mbetet i njëjtë, sidomos për pjesëtarët e tij të familjes. Mëngjesin e ditës së sotme, vajza e tij e madhe, Sara ka bërë një dedikim prekës për 11-vjetorin e mungesës së tij. Ajo ka publikuar një foto të një karrigeje, që me siguri është shkrepur në dasmën e saj, për të simbolizuar vendin që nuk mund ta zërë kurrë njeri në jetën e saj, ku shkruan: “E rezervuar”.

Krahas fotos, Sara ka bashkëngjitur këto fjalë: “Për 11 vitet e fundit të jetës tonë, gjithçka çfarë kemi pasur kanë qenë karrige bosh me shpresën se ti do të jesh prezent. E megjithatë, asnjë nga këto nuk është e nevojshme. Je në mendimet e mia çdo mëngjes, sa herë shoh djalin tim, sa herë flas me mamin apo motrat dhe vëllain tim, duke shpresuar se je aty për të na udhëhequr. 11 vite më parë ti theve zemrën time dhe vetëm tani që jam bërë nënë, mësova të bashkoj copëzat. Për një gjë jam e sigurt, që ti solle London tek unë dhe më dhe një shans që ta shihja jetën më me pozitivitet. Kushdo që ka humbur një prind, e di që dhimbja është gjithmonë aty, por ti mësohesh me të dhe mësohesh të jetosh me kujtimet”.

Dritani i la fëmijët e tij në një moshë shumë të vogël, duke humbur kështu disa nga momentet më të rëndësishme në jetën e tyre, e megjithatë në çdo moment apo event të rëndësishëm, duket se ai ka qenë gjithmonë pranë tyre. Po ashtu ai ka lënë një boshllëk në jetën e të gjithëve, duke qenë se ishte një person që solli një revolucion në televizionin shqiptar. Me standardet e reja që ai vendosi në treg, ‘Top Channel’ u shndërrua në ekranin më të dashur të shqiptarëve për nga shpejtësia dhe cilësia e informimit, programet dhe spektaklet që nuk kishin asgjë më pak se ato të shumë prej televizioneve të njohura në vendet e zhvilluara të Europës.