ZBULOHEN DETAJE NGA FEJESA/ Albi Nako dhe Alba Hoxha të lidhur prej kohësh, familjarët janë… – AlpeGossip
ZBULOHEN DETAJE NGA FEJESA/ Albi Nako dhe Alba Hoxha të lidhur prej kohësh, familjarët janë…

ZBULOHEN DETAJE NGA FEJESA/ Albi Nako dhe Alba Hoxha të lidhur prej kohësh, familjarët janë…

Prej muajsh në media është përfolur se koreografi i njohur Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha janë në një lidhje. Dyshja ende nuk e ka konfirmuar publikisht marrëdhënien e tyre, por ata janë kapur shumë herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Pak javë më parë në media u aludua se Albi dhe Alba bënë lidhjen e tyre familjre dhe shumë shpejt ata dhe do të fejoheshin. Madje pak ditë më parë balerina ndodhej në një argjendari duke blerë një unazë.

Por sipas burimeve çifti ende nuk do të bëjë një ceremoni fejese për të kurorëzuar lidhjen e tyre, pasi edhe pse janë prej kohësh bashkë, ky plan është ende larg.

Ndër të tjera është mësuar se kjo lidhje është pritur mjaft mirë edhe nga familjarët e dyshes të cilët bëjnë vazhdimisht darka familjare, ku kanë celebruar dashurinë e Albit dhe Albës.