ÇFARË PO NDODH MES DY KËNGËTAREVE? Bebe Rexha nuk e uron Ritën për ditëlindje - AlpeGossip
ÇFARË PO NDODH MES DY KËNGËTAREVE? Bebe Rexha nuk e uron Ritën për ditëlindje

ÇFARË PO NDODH MES DY KËNGËTAREVE? Bebe Rexha nuk e uron Ritën për ditëlindje

Rita Ora festoi të hënën 28-vjetorin e lindjes. Ylli i muzikës mori shumë dhurata dhe urime.

Por ajo çfarë bie në sy është një detaj i vogël por që ndoshta do të thotë shumë.

Rita nuk është uruar për ditëlindje nga mikja e saj më e mirë Bebe Rexha.

Dy këngëtaret njihen për marrëdhënien e tyre të ngushtë dhe gjithmonë kanë përkrahur njëra-tjetrën, e në shumë evente janë shfaqur bashkë.

Por kohët e fundit Bebe është parë shumë në shoqërinë e Dua Lipës dhe fansat e kanë kritikuar se po harron Ritën.

Bebe e mohoi këtë fakt, duke pohuar se ruan miqësinë me të dy këngëtaret shqiptare, por mesa duket pohimet e fansave janë të vërteta.

Mbetet për tu parë nëse marrëdhëniet mes Orës dhe Rexhës janë prishur apo jo.