Mes personazheve të njohur që kanë reaguar në lidhje me lajmin se Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, është edhe moderatorja e “Big Brother Vip”, Arbana Osmani.
Në fakt moderatorja pas këtij “lajmi të bukur” ka risjellë në vëmendje disa nga momentet e emocioneve më të mëdha në “BBV”. Në një foto-album në Instagram, moderatorja shkruan: “Lajmi i bukur i @einxhel_shkira dhe @dj_dagz më rikujtoi sot se çfarë emocionesh të mëdha e të vërteta ka sjelle ky Big Brother për të gjithë ne; dhe që edhe pse kanë kaluar gati 6 muaj nga perfundimi, me historite e bukura qe vazhdojnë, vazhdon të emocionojnë edhe sot❤️”
FOTOT
Arbana ndau disa foto me disa nga ish-banorët mes të cilëve ishin, Einxhel Shkira, Dj Dagz, Dj Pm, Ilir Shaqiri, Fifi dhe Sabiani. Por megjithëse morën vëmendje të madhe gjatë formatit, Arbana nuk i përfshiu në foto-albumin e saj Beatrix Ramosajn dhe Donald Veshajn.
Që kur Instagrami është bërë ndër programet më të përdorur në gjithë botën, çdo lëvizje që bëjnë njerëzit aty e sidomos figurat publike përkthehet në një shenjë rreth raporteve që ekzistojnë në realitet.