Arjola Demiri dhe Monika Lubonja arritën të formonin një shoqëri shumë të mirë brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Mirëpo pas daljes gjërat nuk ishin më njësoj.
Së fundmi, Lubonja ka lënë të kuptohet se ajo nuk flet me Arjolën. Në një bisedë virtuale në Instagram, një ndjekës e ka pyetur Monikën nëse flet me Arjolën, duke i lënë edhe një kompliment.
Por, aktorja e ka injoruar pyetjen e fansit, duke pohuar vetëm komplimentin e bërë.