“DUKE BËRË XHIRO NËPËR…”/ Orinda rrëfen eksperiencën e vështirë një ditë pasi mësoi se ishte shtatzënë (FOTO) – AlpeGossip
“DUKE BËRË XHIRO NËPËR…”/ Orinda rrëfen eksperiencën e vështirë një ditë pasi mësoi se ishte shtatzënë (FOTO)

“DUKE BËRË XHIRO NËPËR…”/ Orinda rrëfen eksperiencën e vështirë një ditë pasi mësoi se ishte shtatzënë (FOTO)

Turjan Hysko dhe Orinda Huta do të bëhen prindër për here të parë. Këtë lajm e konfirmoi vetë çifti përmes disa fotografive të postuara në Instagram.

Ishte Turi ai që publikoi foton i pari, duke i treguar botës lajmin e bukur.

Më vonë, Orinda  zbuloi edhe gjininë e bebushit që po presin të vijë në jetë. Ata do të bëhen me vajzë dhe janë në qiellin e shtatë nga gëzimi.

Moderatorja po e shijon në maksimum shtatzëninë.

Së fundmi, bukuroshja është bërë nostalgjike ka vendosur të tregojë dy detaje të tjera të rrugëtimit të saj.

“Duke bërë xhiro nëpër albume, del kjo foto. Kthehesh aty dhe mendon, 1 ditë para ke marrë lajmin e bukur, ndërkohë që ndjen ethe sepse të nesmërmen do konfirmohesh me Covid-19 prej analizave. #zotieshteimire”, ka shkruar Orinda krahas fotos.

Mesa duket Orinda e paska kaluar Covidin gjatë shtatzënisë, por ka preferuar të mos japë tjera detaje.

Më herët, Turjan Hysko ishte i ftuar në emisionin për fëmijë “Në kurthin e PIter Pan”, ku foli edhe për pritjen e ëmbël të Orindës.

“Në fakt nuk e di si mund ta shpreh si ndjesi, mendoja që kam qenë gati gjithë jetën për t’u bërë baba. Kam pak frikë kur shikon ato goditjet tek barku i Orindës. Me shpresën e Zotit, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Që do dhurojë shumë dashuri, kjo është e sigurt, se sa i mirë do jem nuk e di”, tha Turjan Hysko.

Gjithashtu ai tha se emrin për vogëlushen e tyre nuk e kanë zgjedhur akoma, por e sigurt është që do të fillojë me shkronjën A.