Nëse kupton që memoria po të thotë “mirupafshim”, duhet të hash patjetër këto 10 ushqime! – AlpeGossip
Nëse kupton që memoria po të thotë “mirupafshim”, duhet të hash patjetër këto 10 ushqime!

Nëse kupton që memoria po të thotë “mirupafshim”, duhet të hash patjetër këto 10 ushqime!

Duhet të bëni kujdes për ushqimet që hani, pasi jo vetëm që ndikojnë në pamjen e jashtme, por edhe në plakjen e trurit.

Një dietë e re mund të përgjysmojë rrezikun e personave, për t’u prekur nga sëmundja Alzheimer, sipas një studimi të ri. Dietologët vërtetojnë se dieta e quajtur MIND është shumë e dobishme për kujtesën. Jo vetëm redukton shfaqjen e Alzheimer dhe përmirëson kujtesën e funksionet të njohjes, gjithashtu zgjat jetën, ndihmon në uljen e peshës dhe redukton riskun për sëmundje kardiovaskulare.

(Akronimi MIND do të thotë “Mediterranean-DASH Intervention for Neurodegenerative Delay”, pra është një dietë që bashkon dietën mesdhetare dhe atë DASH (të dietës që ulë hipertensionin) për të vonuar shfaqjen e çrregullimeve e sistemit nervor).

Këto janë 10 ushqimet që janë të mira për trurin:

1.Gjethet e sallatës.

2.Perimet në përgjithësi: Përdorini të freskëta ose të gatuara, në formë sallate, supe të ftohtë apo gjelle.

3.Vaji i ullirit: Ari i lëngshëm është baza e kuzhinës mesdhetare. I mirë për zemrën, sistemin tretës edhe për kujtesën.

4.Frutat e pyllit: Mbi të gjitha boronicat. Por nuk duhen lënë pas edhe manaferrat.

5.Peshku: Sidomos peshqit e ujërave të kripur, si sardelet dhe salmoni.

6.Bishtajoret: Fasulet, qiqrat, thjerrëzat dhe bizelet duhet të jenë pjesë integrale e regjimit ushqimor. Humus është një krem qiqrash me origjinë nga Lindja e Mesme shumë i shijshëm dhe i pranueshëm për shijen tonë mesdhetare.

7.Arrat: Ato përmirësojnë funksionin e zemrës, luftojnë kancerin, reduktojnë riskun për Alzheimer.

8.Drithërat integrale: Janë perfekte për mëngjes. Tërshëra dhe himja e tërshërës apo e grurit mund të kombinohen me kos natyral ose qumësht.

9.Mishi i bardhë: Pulë ose gjel, e zgjidhni ju.

10.Një gotë verë në ditë.