Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Shija e Anës”, Eixhel Shkira ka treguar një ndër sakrificat më të mëdha që Dagz ka bërë kur ajo ishte shtatzënë. Moderatorja ka treguar se i ka shumë qejf hamburgerat e Kosovës dhe gjatë kohës që ishte në pritje të ëmbël, Dagz i është dashur të udhëtojë nga Kosova në Tiranë, për t’i sjellë asaj ushqimin e preferuar.
“Hamburgerat e Kosovës, i kam shumë qejf, mbaroj. A e di që në shtatzëni, Dagzi i shkretë detyrohej që të mi sillte nga Kosova në Shqipëri? Ka ardhur një herë dhe e ka vendosur hamburgerin në sediljen e makinës dhe ka ndezur ngrohësen që të ma sillte hamburgerin e ngrohtë nga Prishtina në Tiranë, se ma kishte dhënë truri për hamburgera”, ka rrëfyer Einxhel.