“PLASËN” DHURATAT PËR SHTËPINË E RE/ Lori Hoxha së shpejti do të bashkëjetojë me Visin (FOTO) – AlpeGossip
“PLASËN” DHURATAT PËR SHTËPINË E RE/ Lori Hoxha së shpejti do të bashkëjetojë me Visin (FOTO)

“PLASËN” DHURATAT PËR SHTËPINË E RE/ Lori Hoxha së shpejti do të bashkëjetojë me Visin (FOTO)

Ditëlindja e 25-të e fashionistes shqiptare Lori Hoxha vijon të jehojë në media. Kjo pasi Lori ka treguar disa nga dhuratat speciale që mori në ditën e saj të madhe që e festoi në Londër.

Në një foto të publikuar sot në Instastory, Lori zbuloi 3 dhurata të veçanta që i ka bërë mikesha e saj Briana Doshi, vajza e Tom Doshit.

Mesazhi i saj na bëri të dyshojmë se Lori tashmë është bërë me shtëpi të re për ditëlindje dhe se bashkë me të dashurin Vis Bajraktari mund të ketë plane të mëdha në të ardhmen:

“Gëzuar ditëlindjen Lor. Të gjeje një dhuratë për ty ishte e vështirë sepse ti ke gjithçka. Shpresoj që kjo pulovër të të mbajë ngrohtë, këto vathë të të shkojnë shumë dhe besoj se do të kesh nevojë për këtë varëse për çelësat e shtëpisë së re”.

Fatkeqësisht nuk kemi një foto të 3 dhuratave speciale të Brianës, por mjaftoi urimi i saj për të na treguar se Lori është bërë me shtëpi të re.

Që tani mezi po presim të shohim sesi do ta arredojë…