“NJË DITË PO, NJË DITË JO”/ Ledina Çelo zbulon “të fshehtën” e rinisë së përjetshme – AlpeGossip
“NJË DITË PO, NJË DITË JO”/ Ledina Çelo zbulon “të fshehtën” e rinisë së përjetshme

“NJË DITË PO, NJË DITË JO”/ Ledina Çelo zbulon “të fshehtën” e rinisë së përjetshme

Kur shikon fotografitë në rrjetet sociale të Ledina Çelos, nuk mund të të mos shkojë në mendje koha kur ishte ende një vajzë e re dhe të të duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar. Këngëtarja vazhdon ende të ruajë pas kaq shumë vitesh një imazh rinor të përsosur dhe linja fizike mahnitëse që nuk i tregojnë aspak moshën, edhe pas lindjes së dy fëmijëve.E pyetur nga moderatorja Rudina Magjistari gjatë emisionit “Rudina” në Tv Klan për sekretin e bukurisë, Ledina ka një përgjigje shumë të thjeshtë.

Ledina Çelo: Më pyeti një mikja ime sot se erdha me të në avion dhe më tha: “Nëse do të ishe në një vend që ndodh diçka dhe do ngelej me diçka që nuk jetoje dot?” Unë i thashë “pa vrap”. Nuk jetoj dot pa vrap. Unë e dua shumë shëtitjen në pyll. Kam fatin që kemi një shtëpi afër pyllit, ishte zgjedhja ime se gjithmonë e kam ëndërruar. Për mua është antistres, përveçse është mirë nga ana shpirtërore, relaks. Vrapi është gjëja më e mirë.

Rudina Magjistari: Pra ti bën sistematikisht vrap?

Ledina Çelo: Po, sistematikisht.

Rudina Magjistari: Sa kilometra bën?

Ledina Çelo: 7 -8 kilometra. Jo çdo ditë, po një ditë po një ditë jo.

Rudina Magjistari: Pra aktiviteti fizik është sekreti.

Ledina Çelo: Ai është.

Përveç kësaj, Ledina tregon se ka disa vite që ka hequr dorë nga brumërat dhe preferon shumë sallatat e ndryshme, si edhe ushtrime fizike kur mundet.