KORONAVIRUSI/ James Bond detyrohet të anulojë premierën e filmit të tij në Kinë (VIDEO) – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ James Bond detyrohet të anulojë premierën e filmit të tij në Kinë (VIDEO)

KORONAVIRUSI/ James Bond detyrohet të anulojë premierën e filmit të tij në Kinë (VIDEO)

Si pasojë e virusit vdekjeprurës që është përhapur në Kinë, aktori James Bond ka anulluar premierën e filmit të tij të ri në këtë vend.

“No time to die” nuk do të mbajë një premierë në Kinë, ashtu si dhe shumë filma të tjerë që e kishin premierën e tyre në muajin shkurt.

Kjo për të shmangur çdo kontakt me virusin apo personat e infektuar prej tij.

Kasti i aktorëve së bashku me stafin e filmit të shumëpritur ka marrë vendimin të mos jenë të pranishëm në shtetin më të rrezikuar të momentit.

Koronavirusi ka frikësuar popullin dhe shifrat e tij janë rritur ndjeshëm.

Deri tani janë regjistruar 2010 viktima, ndërsa numri global i rasteve të infektuara është 75.199.