Më ngeli prezervativi brenda! Ja çfarë duhet të bëni në të tilla raste – AlpeGossip
Më ngeli prezervativi brenda! Ja çfarë duhet të bëni në të tilla raste

Më ngeli prezervativi brenda! Ja çfarë duhet të bëni në të tilla raste

Në rregull, kjo është një situatë të cilën jemi mësuar ta shohim kryesisht nëpër filma, ama nuk është diçka e cila nuk mund të ndodhë. A e keni gjetur ndonjëherë veten në këtë situatë? Le të shpresojmë se jo, ama na duhet t’ju themi se nuk është ndonjë gjë dhe aq “e tmerrshme”. Nëse ndonjëherë do të gjendeni në këtë situatë të sikletshme ne po ju tregojmë se si duhet të veproni.

 

Ruani qetësinë

Në një moment të tillë është shumë e rëndësishme të ruani qetësinë. Nëse doni ta hiqni prëzervativin nga aty ku ju ka ngelur duhet patjetër shumë kujdes dhe nerva shumë të qeta.

Provoni

Si fillim provoni ta nxirrni atë me në të gishtërinjëve. Tregoni kujdes! E rëndësishme është të dini se përbërja e tij e bën prezervativin që të mos qarkullojë nëpër trup. Më e keqja do t’ju ngelet në vaginë deri sa kjo e fundit ta nxjerrë vetë jashtë.

Provoni përsëri

Nëse kontrolli me gishtërinj nuk bën punë, atëherë duhet të shkoni në tualet dhe të shtyni njësoj si kur po bëni urinën. Përpiquni të shtyni sa më fort në mënyrë që ndonjë cep i tiji të paktën, të dalë jashtë.

Përsëri…

Nuk është turp t’i kërkoni ndihmë partnerit. Ai mund ta ketë më të lehtë ta bëjë për ju kontrollin nëpërmjet gishtërinjve.

Nëse as kjo nuk funsionon…

Atëherë drejtohu për tek një specialist. Mos u shqetëso! Ti me siguri nuk je e vetmja vajzë së cilës i ka ndodhur diçka e tillë dhe specialisti në fjalë nuk ka për të zgurdulluar kurrësesi sytë me rastin tënd.