Donald Veshaj ka zgjedhur të qëndrojë i distancuar nga banorët e shtëpisë dhe ish-banorët e “BB VIP”, të cilët u futën për të darkuar mbrëmë pas emisionit.
Ishte planifikuar që e pranishme me ta të ishte edhe Beatrix, e cila u mërzit me Salsanon për batutën e Bora Zemanit dhe vendosi ta “braktisë” Donaldin në natën që ai u shpall finalist.
Lart e poshtë flitet se Beatrix ka vendosur të largohet jashtë Shqipërisë, ndërsa destinacioni ende s’është bërë i ditur.
Nga ana tjetër, Donaldi ka qëndruar mbrëmë vetëm megjithëse të gjithë të tjerët festonin.
Teksa banorët hidhnin valle dhe e thërrisnin aktorin t’i bashkohej, ai ka zgjedhur të ulet në tavolinë e të mos i bashkohet gëzimit të tyre.