Modelja shqiptare Emina Çunmulaj disa javë më parë u bë nënë për herë të dytë e vogëlushes Mia Soraya, të cilën e publikon shpesh në profilin e saj në Instagram.
Ajo poston foto të ndryshme ku tregon se kalon shumë kohë me vajzat e saj dhe bashkëshortin dhe se është një nënë shumë e lumtur.
Mirëpo, një video që modelja ka publikuar në Instastory ditën e sotme ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Emina është acaruar tej mase teksa ka parë që një prift ka dhunuar një fëmijë të vogël, të cilin prindërit e kanë çuar për ta bekuar tek ai.
“Do e godisja me grusht në fytyrë dhe do ja nxirrja dhëmbët nga goja. Më vjen për të vjellë.“- ka shkruan Emina e revoltuar në video ku prifti godet fëmijën e më pas e afron për ta përqafuar.