FRYMËZIM NGA LIDHJA ABUZIVE/ Këngëtarja shqiptare tregon vuajtjen nga dhuna (VIDEO) – AlpeGossip
FRYMËZIM NGA LIDHJA ABUZIVE/ Këngëtarja shqiptare tregon vuajtjen nga dhuna (VIDEO)

FRYMËZIM NGA LIDHJA ABUZIVE/ Këngëtarja shqiptare tregon vuajtjen nga dhuna (VIDEO)

Ilira është një këngëtare e re nga Kosova, e cila dëshiron të jetë pjesë e skenave botërore. Së fundmi, ajo ka nxjerrë këngën e titulluar “Diablo”, në bashkëpunim me këngëtarin spanjoll Juan Magan, që duket se është frymëzuar nga jeta e saj private.

E intervistuar nga “Klan Kosova” pasi performoi në skenën e festivalit “Sunny Hill” në Kosovë, Ilira u shpreh: “Kam kaluar edhe vet një lidhje abuzive dhe dua t’ju tregoj të gjithëve se ajo gjë nuk është në rregull”.

Ndërsa në hapësirën që platforma “You Tube” i ka kushtuar këngëve për përshkrim, lexohet: “Dueti është një dialog melankolik që detyron dëgjuesin të kërcejë mes lotëve. Duke thyer heshtjen me muzik pop për dhunën fizike, Diablo do të bëjë historinë”.