TËRMETI TRAGJIK/ Mblidhen 1 milion dollarë, Mozzik :Të qëndrojmë bashkë në diell e në shira… (FOTO) – AlpeGossip
TËRMETI TRAGJIK/ Mblidhen 1 milion dollarë, Mozzik :Të qëndrojmë bashkë në diell e në shira… (FOTO)

TËRMETI TRAGJIK/ Mblidhen 1 milion dollarë, Mozzik :Të qëndrojmë bashkë në diell e në shira… (FOTO)

Organizata bamirëse “Fundjavë Ndryshe” ngiriti një fondacion për mbledhjen e 1 milion dollarëve për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.

Në këtë nismë u bashkua edhe Mozzik, i cili i dha më shumë zë kësaj ndërmarrje që Arbër Hajdari mori përsipër. Tashmë të gjitha paratë janë mbledhur dhe për këtë gjë reperi ka falenderuar gjithë shqiptarët.

“Arritëm diçka qe se kemi bërë kurrë së bashku! Arritëm 1 milion dollarë para së bashku, për tragjedinë e tërmetit në Shqipëri. O Shqiptarë kurrë më të bashkuar nuk iu kisha parë, lus Zotin të jemi gjithmonë kështu në këtë ritëm! Fshehurazi po më rrjedhin lotët, lot dhimbje për humbjen e viktimave, për trishtimin që e panë sytë e njerëzve… e ai loti i fundit po më jep shije krenarie e gëzimi, po ma zbërthen fjalën ‘Bashkë ia dalim’. Jeta ka sprova të shumta, çdo ditë e kemi sfidë, të qëndrojmë bashkë në diell e në shira! Zoti është më i madhi, e vetëm te ai ndihmë kërkojmë!Faleminderit të gjithëve! Vazhdojmë tutje !”, ka shkruar Mozzik në ‘Instagram’.

View this post on Instagram

Arritëm diçka qe se kemi bërë kurrë së bashku !!!! Arritëm 1 milion dollarë para së bashku ,për tragjedinë e tërmetit në Shqipëri. O Shqiptarë kurrë më të bashkuar nuk iu pasna pa,lus Zotin të jemi gjithmonë kshtu në këtë ritëm ! Fshehurazi pom rrjedhin lotët , lot dhimbje për humbjen e viktimave,për trishtimin qe e panë sytë e njerëzve..e ai loti i fundit po më jep shije krenarie e gëzimi,po ma zbërthen fjalën " Bashkë ia dalim" Jeta ka sprova të shumta,çdo ditë e kemi sfidë , të qëndrojmë bashkë në diell e në shira! Zoti është më i madhi , e vetëm te ai ndihmë kërkojmë ! Faleminderit gjithve ❤️ Vazhdojmë tutje ! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱😢😢 Gramoz Aliu ( Mozzik ) @fundjavendryshe @arberhajdari

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on