ZHAKU TREGON “SEKRETIN E ËMBËL”/ Ja çfarë po fshihte ajo nga sytë e publikut (FOTO) – AlpeGossip
ZHAKU TREGON “SEKRETIN E ËMBËL”/ Ja çfarë po fshihte ajo nga sytë e publikut (FOTO)

ZHAKU TREGON “SEKRETIN E ËMBËL”/ Ja çfarë po fshihte ajo nga sytë e publikut (FOTO)

Sot me një postim të rrallë në Instagram Zhaku na tregoi se është në pritje të fëmijës së parë, i cili do të jetë çun. Pa dhënë shumë detaje, me një foto para pasqyrës ku duket barku i rrumbullakosur, Zhaku zbuloi kështu se edhe pak e ndan nga takimi me foshnjën. Siç kuptohet, këto muaj të ëmbël, si shumë gjëra të tjera, i ka mbajtur hermetike, larg nga media. Mjafton të shohësh foton për të kuptuar se bebi vjen shumë shpejt.

Inida Gjata e njohur ndryshe si Zhaku është një nga ata emra që nuk harrohen edhe pse i largohen vemdjes mediatike. Zhaku prej vitesh jeton në Gjermani së bashku me bashkëshortin e saj gjerman, Christian Kreuz. Prej vitit 2017, Zhaku ndau me publikun lajmin se ajo dhe partneri gjerman ishin martuar, ndonëse postimet e çiftit në rrjetet sociale janë të rralla e të pakta. Tanimë ata po zgjerojnë familjen e tyre.