Kënga e tij e fundit “Merri merri”, në bashkëpunim me Ledri Vulën ka pasur shumë sukses e kështu ka ndodhur edhe me projektet e tjera të reperit Betim Januzi i njohur si Buta.
Buta vazhdon të jetë i shumë komentuar si për anën profesionale, ashtu edhe për jetën private, por deklarata e tij e fundit i ka habitur të gjithë.
Reperi ka publikuar një foto ku shihet me një cigare dhe shkruan se i mungon koha kur shiste drogë.
“Kjo puna e rapit është cool por ndonjëherë më mungon shitja e drogës”, shkruan Buta duke ngjallur shumë reagime tek ndjekësit e komente të shumta.