10 veprimet tuaja që e bëjnë partnerin të çmendet nga xhelozia - AlpeGossip
10 veprimet tuaja që e bëjnë partnerin të çmendet nga xhelozia

10 veprimet tuaja që e bëjnë partnerin të çmendet nga xhelozia

Truri i njeriut është i programuar biologjikisht që të prodhojë ndjenja ekstreme të xhelozisë, me qëndrime ekstreme kundër partnerit ose ish-partnerit.

Ja si mund të bëni dikë t’iu xhelozojë!

Flirti me tipa të tjerë

Loja me flokët dhe buzëqeshjet janë vetëm pjesë e veprimeve të njohura mirë nga arsenali flirtues i çdo femre. Flirti mund të jetë krejtësisht akt i parrezikshëm i argëtimit, mirëpo nëse silleni kështu me meshkujt në ndonjë ngjarje para partnerit, kini parasysh që ai nuk do të ndihet edhe aq mirë.

Qeshja me shakatë e të tjerëve

Nëse diçka është qesharake, ju do të qeshni, pra ky është krejtësisht reagim normal. Mbase nuk ju brengos se kush e ka treguar shakanë, mashkulli apo femra, mirëpo partneri juaj me siguri do të vërejë gjininë e mjeshtrit të shakave. Aq më parë nëse shpesh ia përmendni se i keni në qejf shakatë e tij, ndërkaq të qenit spirituoz e konsideroni si veti tërheqëse te gjinia mashkullore.

Adhurimi i yjeve mashkullorë

Shoqeve tuaja me siguri u duket simpatike kur silleni si adolëshente e papërmbajtur, ndërisa i flisni për Rajan Goslingun apo Xherard Batlerin, mirëpo partneri juaj nuk dëshiron të dëgjojë lëvdatat për meshkujt e tjerë, pa marrë parasysh që jetojnë në anën tjetër të botës.

Përmendja e emrave të kolegëve

 

Ai dëshiron të dëgjojë detaje nga jeta juaj afariste, por jo edhe fjalinë të cilën e filloni kështu: “Albani sot na ka treguar një shaka shumë të mirë”. Nëse përmendni emrat e kolegëve në kuptimin pozitiv, i thoni emrat e plotë të tyre, apo thoni Albani nga puna…, ju e ulni intensitetin e “afërsisë”.

Korrespondenca me meshkujt e tjerë

Këmbimi i porosive me meshkujt e tjerë të dashurin tuaj e çon deri në “çmendje”. Ai nuk ndihet mirë që ju bëni një jetë të veçantë në rrjetet shoqërore, në të cilat janë të hapura të gjitha opsionet.