Për ditë me rradhë në media u përfol se aktorja shumë e dashur për publikun, Rudina Dembacaj i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin e saj, Aleksin. Vetë Rudina i la të gjithë kuriozë duke u shprehur se do flasë publikisht në një moment të përshtatshëm.
Ndërsa bashkëshorti i saj postoi një video në të cilën shfaqej Rudina me vajzën e tyre, Viktorian në këndin e lojërave dhe e shoqëronte postimin me dy zemra të kuqe. Aleksi la të kuptonte se ata vazhdojnë të jenë bashkë pasi ai ironizoi edhe lajmet e ndarjes.
Këtë herë veprimi i rradhës vjen nga Rudina e cila i ka befasuar fansat me postimin e fundit. Teksa të gjithë mendonin se ajo është ndarë, Rudina është shfaqur në një video duke treguar unazën e martesës.
Kaq është dashur të përflitet se Rudina dhe Aleksi janë rikthyer sërish bashkë, megjithatë të vërtetën na mbetet ta mësojmë kur aktorja dhe moderatorja të flasë vetë publikisht.