“JENI FORCA IME”/ Luiz Ejlli ka një falenderim për fansat: Po të kisha nëntë jetë… – AlpeGossip
“JENI FORCA IME”/ Luiz Ejlli ka një falenderim për fansat: Po të kisha nëntë jetë…

“JENI FORCA IME”/ Luiz Ejlli ka një falenderim për fansat: Po të kisha nëntë jetë…

Mbrëmjen e së hënës u mbajt premiera e madhe e “Në kuadër të dashurisë”. Ky film aq i shumëpritur nga publiku dhe aq i komentuar përgjatë muajve të fundit u shfaq për herë të parë në Pallatin e Kongreseve. “Në kuadër të dashurisë” përmban një kast të mahnitshëm aktorësh dhe personazhesh shumë të dashur për audiencën e gjerë.

Protagonistët kryesorë të filmit janë dy ish-banorët e “Big Brother VIP 2”, Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli.

Ky i fundit ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij në “Instagram” një video të shkurtër të shkëputur nga parakalimi i tij në tapetin e kuq, së bashku me partneren Kiara Tito.

Në video shfaqet teksa zbret nga makina së bashku me moderatoren e njohur dhe fansat e presin me padurim për të bërë foto.

Postimin në fjalë, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” e ka bërë për të falënderuar të gjithë fansat që e mbështesin në çdo moment. Ai shprehet se ‘edhe po të kishte nëntë jetë, nuk do ua kthente secilit atë që meritojnë”.

Një nga dhjetë urdhërimet thotë: “Mos e lakmo kurrë sendin e huaj për të keq”. E unë nuk lakmoj asgjë! Dhe kjo është e gjitha dhuratë që ju të gjithë ma keni bërë, dhe po të kisha nëntë jetë nuk do jua ktheja sejcilit atë që ju meritoni. Faleminderit që ekzistoni, jeni forca ime, zoti ju bekoftë”.