PASI THA SE ISHTE HOMOSEKSUAL/ Aktorin e njohur e rrahin dhe i derdhin substanca kimike aktivistët homofobë – AlpeGossip
PASI THA SE ISHTE HOMOSEKSUAL/ Aktorin e  njohur e rrahin dhe i derdhin substanca kimike aktivistët homofobë

PASI THA SE ISHTE HOMOSEKSUAL/ Aktorin e njohur e rrahin dhe i derdhin substanca kimike aktivistët homofobë

Aktori i njohur amerikan po lufton për jetën.
Jussie Smollet, aktori i njohur për rolin e tij në serialin shumë të shikuar amerikan, Empire, është bërë viktimë e urrejtjes ndaj homoseksualëve.

Aktori, i cili është një homoseksual i deklaruar, sipas TMZ, para disa ditëve ka marrë disa letra kërcënuese të drejtuara në studion ku xhirohet seriali, përcjell Gazeta Express.

Smollett është sulmuar nga dy njerëz të cilët edhe kanë bërë thirrje homofobike dhe kanë derdhur substanca kimike në viktimën.

Njëri nga sulmuesit gjithashtu e ka lidhur me litar në qafë aktorin, sipas policisë. Të dytë kanë ikur nga skena e krimit.

Jussie ka arritur të shkojë vetë në spital, ndërsa ka luftuar për jetën në orët e para pas sulmit.