SUKSES PAS SUKSESI/ Dua Lipa futet në histori dhe s’mund të ishte më e lumtur se kaq – AlpeGossip
SUKSES PAS SUKSESI/ Dua Lipa futet në histori dhe s’mund të ishte më e lumtur se kaq

SUKSES PAS SUKSESI/ Dua Lipa futet në histori dhe s’mund të ishte më e lumtur se kaq

Dua Lipa vazhdon të jetë një nga artiset “on top” të industrisë muzikore. Këngët e albumit të saj kanë rezultuar një sukses i vërtetë.

Arritjet për këngëtaren shqiptare nuk kanë të ndalur pasi “Future Nostalgia” është bërë albumi i parë i një artisteje femër që për gjashtë muaj me radhë qëndron pjesë e klasifikimit në top listën e njohur botërore, Billboard 200, në top 10-shen e më të mirave.

“’Future Nostalgia’ nga Dua Lipa është albumi i parë nga një artiste femër që kaloi gjashtë muaj në top 10-shen e më të mirave në ‘Billboard 200’ këtë dekadë. Urime Dua Lipa”, shkroi Mike Adam në statusin e tij.

Më herët, Dua Lipa është shfaqur në kopertinën e “Vanity Fair” dhe i ka mahnitur të gjithë me pamjen e saj të kuruar deri në detajin më të vogël. Gjatë intervistës, shqiptarja e famshme ka rrëfyer se në vjeshtën e vitit 2019, kishte dyshime për talentin e saj deri para publikimit të hitit “Don’t Start Now”, që është pjesë e albumit “Future Nostalgia”.

Ajo ka theksuar se asokohe ishte rritur numri i kritikave dhe komenteve negative ndaj saj duke ia shtuar akoma më shumë presionin.

“Ekzistonte ky presion. Njerëzit thjesht po më thoshin se nuk isha mjaftueshëm e mirë ose se nuk e meritoja suksesin tim ose çfarëdo tjetër… Dhe unë thashë: ‘Mirë, thjesht do të mbyll gjithçka. Dhe do të sigurohem që ta përgatit këtë album ashtu si dua. Dhe unë do të përqendrohem vërtet në të qenit e shkëlqyeshme në gjithçka që bëj.

Mendoj se më duhej diçka thjesht për të qetësuar trurin dhe për ta ndihmuar veten disi të shpëtoja nga ankthi”, ka deklaruar Dua duke shtuar se u përpoq “ta zgjidhte problemin e saj” përmes meditimit dhe hipnoterapisë.