“NUK E KUPTOJ….”/ Arjola Demiri reagon e revoltuar pas akuzave për fotoshop: Na e shpifët me këtë energji – AlpeGossip
“NUK E KUPTOJ….”/ Arjola Demiri reagon e revoltuar pas akuzave për fotoshop: Na e shpifët me këtë energji

“NUK E KUPTOJ….”/ Arjola Demiri reagon e revoltuar pas akuzave për fotoshop: Na e shpifët me këtë energji

Aktorja Arjola Demiri ka reaguar së fundmi ashpër ndaj atyre që e kritikojnë për përdorimin e filtrave dhe fotoshopit në fotot që kjo e fundit poston në rrjetet sociale.

Duke marrë shkas nga një mesazh negativ që ka marrë nga një ndjekëse, aktorja shprehet se nuk e kupton frustrimin e femrave ndaj editimit të fotove.

Ajo ironizon duke iu thënë ndjekësve të përdorin gjithashtu filtra, për të përmirësuar shpirtin dhe pamjen. “Kam shumë kohë që nuk po e kuptoj frustimin e femrave ndaj editimit të fotove, se nuk e kam shpikur unë. E ka shpikur dikush tjetër që ta përdorim ne.

Por pse nuk i përdorni të njëjtat filtra që përdor unë përdorini edhe ju. Mos u ndjeni keq, mos u ndjeni të frustruara ndoshta ju përmirësojnë edhe shpirtin edhe pamjen. Na e shpifët me tërë këtë energji negative. So much love for me! ”, shprehet aktorja.