Noizy ëndërron të bëhet si vëllai i Blerim Destanit ….(FOTO) – AlpeGossip
Noizy ëndërron të bëhet si vëllai i Blerim Destanit ….(FOTO)

Noizy ëndërron të bëhet si vëllai i Blerim Destanit ….(FOTO)

Nëse keni menduar se njerëzit e famshëm nuk frymëzohen nga të tjerët, e keni gabim.

Një nga reperët më të suksesshëm në Shqipëri dhe jo vetëm, Noizy, ka treguar se shembulli për t’u ndjekur është ai i Nazif Destanit, vëllait të Blerim Destanit.

Reperi ka publikuar një video, ku shfaqet i veshur me një bluze në të cilën shkruhet: “Duke u stërvitur për të qenë Goku ose të paktën Nazif Destani”.

Destani njihet për pasurinë marramendëse, madje cilësohet si shqiptari më i pasur.

Duket se Noizy i ka synimet e qarta dhe duke qenë një nga artistët më të kërkuar prej kohësh, është në rrugën e duhur për të qenë akoma edhe më i suksesshëm.