Versioni final i këngës ‘Mall’, që përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion – AlpeGossip
Versioni final i këngës ‘Mall’, që përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion

Versioni final i këngës ‘Mall’, që përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion

Është publikuar versioni final i këngës “Mall”, nga Eugent Bushpepa, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Kënga është tërësisht në gjuhën shqipe.

Ndryshimi i vetëm i saj është heqja e disa pjesëve, pasi kënga në Eurovizion nuk lejohet të jetë më e gjatë se tre minuta.

Data 8 maj do të jetë dita kur Eugent Bushpepa, nën flamurin kuq e zi, do të performojë në natën e parë të Festivalit.

Versioni i ri i këngës Mall

Një pritje e gjatë

E ëmbël e zjarrtë

Ca hapa trokasin si zemër këtë natë

Unë ndjek ritmin e saj

Dy duar që zgjaten përpijnë ngrohtësi

Ky mall që të djeg nuk njeh kufi as largësi

Si me magji hëna shikimet përpin

Me sjell vegimin tënd.

Refreni

Lot i patharë ndriçoje këtë natë

Sonte kumbo prej shpirtit pa fjalë

Vetëm një çast dhimbja të më ndalë

Ky lot i patharë një ditë do shterojë

Nga puthjet e zjarrta që ëndërroi

Në atë çast dhimbja do ndalojë

Dua të hesht në këtë natë i shtrirë në këtë shtrat

Ku ëndrrat hyjnore shërojnë çdo plagë

Të shoh portretin e saj

Momentet kalojnë

Sekondat nuk falin

Orët pasojnë por ndjenjën s’e ndalin, jo

Si me magji hëna shikimet përpin

Sytë tanë puqen sërish edhe pse është fantazi

Jetën do ta fal ty!

Refreni

Lot i patharë ndriçojë ketë natë

Sonte kumbo prej shpirtit pa fjalë

Vetëm një çast dhimbja të më ndalë

Ky lot i patharë një ditë do shterojë

Nga puthjet e zjarrta që ëndërroi

Në atë çast dhimbja do ndalojë.