JU KA MUNGUAR? Vedat Ademi ka përgatitur një surprizë që po e prisnim prej kohësh – AlpeGossip
JU KA MUNGUAR? Vedat Ademi ka përgatitur një surprizë që po e prisnim prej kohësh

JU KA MUNGUAR? Vedat Ademi ka përgatitur një surprizë që po e prisnim prej kohësh

Vedat Ademi prej vitesh tashmë jeton në SHBA, me bashkëshorten e tij dhe fëmijët. Publiku e ka ndjerë mungesën e tij gjatë kësaj kohe, ndonëse Vedati nuk ka qëndruar asnjëherë larg muzikës.

Artisti i dashur për publikun shqiptar ishte i ftuari i radhës në “Pushime On Top” ku zbuloi surpizën e madhe për fansat e tij, një koncert recital.

“Dua që të bëj një koncert recital. Përveçse një recital dua të bëj dhe diçka tjetër që ndoshta do jetë pak më e madhe sesa aq, që ka të bëjë me mua, me karrierën time ndoshta dhe me jetën time në muzikë. Do të përfshijë sigurisht edhe familjen time e gjithë gjërat që unë kam kaluar në muzikë.

Shpresoj që koncerti recital të realizohet. Janë shumë njerëz që vazhdimisht më shkruajnë dhe duan diçka nga unë. Edhe mua personalisht më mungon shumë publiku i Tiranës”, tha Vedati.

Më herët, ai ishte i ftuar në emisionin “Rudina’, ku dhe tregoi gjërë e gjatë mbi jetën e tij personale dhe jetën larg Shqipërisë.

“Vendimi ishte familjar normalisht, unë kam që në 2010 që shkoj e vij në Amerikë, për shumë vite u bë si sakrificë që ne vinim me valixhe e ktheheshim për të ruajtur Green Card, edhe me fëmijët bëhet më e vështirë pastaj, udhëtimi i gjatë. Menduam të vinim të provonim edhe mundësitë tona këtej, sigurisht edhe për t’u pajisur me pasaportë. Pishman nuk jam bërë sepse njeriu sfidon gjithmonë veten me gjëra të reja edhe besoj se gjithçka në jetë na shërben si eksperiencë. Kemi qenë mirë, kemi gjetur shoqëri të mirë, bashkëshortja ka pasur mundësinë të ushtrojë profesionin e vetë me punë dhe pozita shumë të mira nëpër kompani dhe korporata më të mëdha në Amerikë. Por jemi prapë me idenë për t’u kthyer, duke qenë se investimi ndër vite është bërë për muzikën. Neve na mungon familja, shoqëria, kështu që nuk është jashtë mundësisë të kthehemi pasi të pajisemi me pasaporta”, tha Ademi.