QESHARAKE/ Policia kineze tregon si mund të shpëtoni nga sulmi me thikë (VIDEO) – AlpeGossip
QESHARAKE/ Policia kineze tregon si mund të shpëtoni nga sulmi me thikë (VIDEO)

QESHARAKE/ Policia kineze tregon si mund të shpëtoni nga sulmi me thikë (VIDEO)

Kjo metodë është filmuar në një bazë në Longyang.

Mënyra se si përfundon ngjarja dhe mesazhi i zgjuar, ka bërë që kjo të pëlqehet në masë të madhe.

“Sot do t’ju mësojmë, se si të përballeni me një sulmues me thikë”, thotë polici me seriozitet, teksa qëndron gatitu. Por, kur fokusi i kamerës bartet te sulmuesi, ai largohet prej aty me vrap.

Kjo metodë është filmuar në një bazë në Longyang, në mënyrë që qytetarët të ikin sa më parë që munden prej përleshjeve, duke shmangur çdo kontakt me sulmuesit.

“Ikni, njoftoni policinë dhe mos u lëndoni në asnjë mënyrë” thuhet në projektin policorë, që po pëlqehet edhe për mënyrën komike të realizimit.