"NJERËZIT E EKRANIT JANË KAPRIÇOZË"/ Gazetarja shqiptare rrëfen eksperiencën e vështirë (FOTO) - AlpeGossip
“NJERËZIT E EKRANIT JANË KAPRIÇOZË”/ Gazetarja shqiptare rrëfen eksperiencën e vështirë (FOTO)

“NJERËZIT E EKRANIT JANË KAPRIÇOZË”/ Gazetarja shqiptare rrëfen eksperiencën e vështirë (FOTO)

Aulona Minga, një nga personazhet e njohur në median shqiptare ishte e ftuar sot tek “Rudina”  ku foli për eksperiencën e saj 20-vjeçare në ekran.

E pyetur nëse kujton ndonjë moment të vështirë gjatë intervistave të saj, Aulona u shpreh se njerëzit e ekranit ndonjëherë janë kapriçozë.

“Ajo që kam kuptuar unë është që jo detyrimisht njerëzit që merren me televizion, art, njerëzit e ekranit jo detyrimisht janë interesantë. Nganjëherë janë edhe më kapriçozë, është e vështirë dhe nuk jepen lehtë edhe pse mendohet që mund të jetë kështu. Kam vënë re që ata që janë pak më të heshtur, më të tërhequr apo që bëjnë profesionin e tyre pa ndonjë bujë të madhe kanë shumë për të treguar. Mua më ka pëlqyer gjithnjë të zbuloj këta njerëz”, tha Aulona.