Mbrëmja e sotme nuk ka shkuar siç duhet për Luana Vjollcën të cilën e shohim gjithnjë në super formë. Fillimisht ajo ka postuar një foto ku shfaqet si gjithnjë super seksi e veshur me një fustan të shkurtër e flokët e bëra vetë, siç shkruan në postim.
Mirëpo pas disa gotave verë, Luana është dehur. Ajo ka postuar një foto në Instastory ku shihet me sytë gjysmë të mbyllur, flokët e shkatërruara teksa është munduar të pozojë seksi duke ngritur këmbën.
“Shumë verë”, është mbishkrimi që Luana i ka lënë fotos të cilën e shohin 1 milion njerëz që e ndjekin.