Noizy është një nga reperët më të dashur nga publiku e çdo këngë e tij kthehet në hit. I shumë komentuar në media e rrjete sociale edhe për jetën private, ku pak vite më parë u përfol për një lidhje me modelen serbe Jenna Jenovich. Noizy i mohoi thashethemet, por Jennan asokohe e bëri protagoniste të klipit “A të kujtohet”.
Siç duket reperi vazhdon të mbajë kontakte me modelen serbe e kjo shihet nga komenti i fundit që ajo i ka bërë. Noizy në postimin e tij tregon vuajtjet që ka kaluar duke u shprehur: “E fillova me asgjë, dollap bosh, frigorifer bosh”.
Ndërsa Jenna i komenton se të gjithë e kanë nisur kështu, por shiko ku janë tani, duke e sharë Noizyn shqip: “Majmun”.