“E DUA SHUMË…”/ Era Istrefi dhe Julian Perreta janë të lidhur? Ja ku e keni përgjigjen e vërtetë (FOTO) – AlpeGossip
“E DUA SHUMË…”/ Era Istrefi dhe Julian Perreta janë të lidhur? Ja ku e keni përgjigjen e vërtetë (FOTO)

“E DUA SHUMË…”/ Era Istrefi dhe Julian Perreta janë të lidhur? Ja ku e keni përgjigjen e vërtetë (FOTO)

Megjithëse janë shfaqur prej kohësh bashkë, Era Istrefi dhe Julian Perreta nuk e kanë përcaktuar asnjëherë se ç’janë në të vërtetë.

Marrëdhënia e tyre ka ngritur pikëpyetje tek publiku dhe prej kohësh është aluduar se dyshja po shijon një lidhje dashurie. Madje, fjalët e fundit të Perretta-s për Erën i hodhën më shumë benzinë zjarrit, pasi ai e quajti këngëtaren shqiptare “bota ime”.

Era Istrefi është shoqja ime më e mirë. E dua shumë! Kemi kaluar shumë gjëra bashkë! Kemi udhëtuar rreth botës bashkë! Kemi jetuar bashkë! Nuk mund të ishim më pranë se kaq! Ajo është e gjithë bota për mua”.- u shpreh ai më herët.

Epo, megjithëse besonim të kundërtën, na vjen keq t’ju themi se s’ka asnjë romancë pasi Era dhe Julian-i janë vërtetë shokë!

Në fakt, këngëtari ka prezantuar së fundmi të dashurën e tij, një bukuroshe brune e cila udhëtonte në makinë me të dhe i kishte mbështetur kokën mbi sup.

Jo vetëm kaq, por Perretta ndau edhe një foto nga pushimet në plazh, duke e bërë mëse të qartë se zemrën e tij e ka vjedhur vajza misterioze.

Pra, s’ka më fare vend për dyshime! Era Istrefi dhe Julian Perretta s’janë bashkë dhe këtë s’e luan topi!