“Vdeksh!”-shkruan Noizy në foton e Oriola Marashit dhe nuk dimë nëse vërtetë është situatë për të qeshur… – AlpeGossip
“Vdeksh!”-shkruan Noizy në foton e Oriola Marashit dhe nuk dimë nëse vërtetë është situatë për të qeshur…

“Vdeksh!”-shkruan Noizy në foton e Oriola Marashit dhe nuk dimë nëse vërtetë është situatë për të qeshur…

Oriola Marashi, tashmë pjesë e ‘OTR’-së ka vendosur që përpos hireve të saj, shpesh të tregojë në Instagram se ajo është dhe një vajzë që di të bëjë për të qeshur. Kjo është arsyeja se pse zakonisht diçiturat në fotot e saj ‘sexy’ janë zakonisht autoironi apo përshkrime të situatave për të qeshur.

Edhe këtë herë, teksa kjo e fundit ka postuar një foto ku është kuruar deri në detaje, ka ekspozuar këmbët e gjata dhe takat e larta, modelja ka shkruar: “Fakt: Të gjitha vajzat e brezit tim, kur të shkojnë 40 vjeç do të vuajnë nga hernia diskale” – duke aluduar kështu se takat e larta do të kenë pasojat e tyre, përfshirë këtu edhe veten.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i liderit të ‘OTR’-së, Noizyt i cili i shkruan: “Vdeksh!” (dhe një fytyrë për të qeshur bashkangjitur).

Megjithatë, një pjesë e komentuesvë kanë reaguar se kjo nuk është diçka për të cilën duhet të bësh humor dhe e tejkalon ironinë e zakonshme që është e pranueshme në rrjete sociale, për aq kohë sa bëhet fjalë për shëndetin.

Megjithatë, Oriola pakashum na e ka treguar me postimet e saj se nuk para “ia ndjen” për komentet e të tjerve, mjafton që ajo të kënaqet vetë.