Raport shoqëror apo më shumë, kjo nuk dihet, por Atdheu dhe Morena Taraku janë bërë bashkë. Ish-konkurrenti i “Përputhen” ndodhet në Turqi, ku këngëtarja tashmë jeton prej disa kohësh.
Atdheu ndodhet atje bashkë me nënën e tij dhe vëllain, Butrintin.
Ata janë parë të darkojnë në Stamboll me Morenën dhe bashkëpunëtorin e saj, stilistin Uron Esati.
Në disa story të tjerë, Atdheu, vëllai dhe nëna e tij shihen në makinën luksoze të Tarakut, e cila mesa duket është ajo që i ka pritur në Stamboll.