“NE JEMI NJË VEND I VOGËL DHE…”/ Anxhela Peristeri shënon fitoren e parë në “Eurovision” – AlpeGossip
“NE JEMI NJË VEND I VOGËL DHE…”/ Anxhela Peristeri shënon fitoren e parë në “Eurovision”

“NE JEMI NJË VEND I VOGËL DHE…”/ Anxhela Peristeri shënon fitoren e parë në “Eurovision”

Anxhela Peristeri tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në parakalimin e saj në tapetin ngjyrë bruz, në të cilin morën pjesë gjithë konkurrentët e “Eurovision” për këtë vit. Mediat e huaja shkruajtën për fustanin që Peristeri kishte përzgjedhur dhe ajo ka fituar aq vëmendje sa ka arritur të shpallet si e veshura më bukur.

“WiwiBlogs”, portali më i madh i “Eurovision”, ka organizuar një sondazh për publikun për të përzgjedhur këngëtaren e veshur më bukur dhe Anxhela ka mbledhur shumicën e votave. Fustani i kuq, i çarë deri në pjesën e sipërme të këmbës i punuar nga Valdrin Sahiti, duket se i ka pëlqyer shumicës së publikut europian. Duke qenë se sot paraqitja e jashtme është shumë e rëndësishme për një artist, kjo është një arritje për Anxhelën. Shpresojmë që pas kësaj fitoreje, Anxhela të marrë edhe çmimin e madh në festivalin europian.

Për këtë arsye ajo ka falenderuar publikisht të gjithë ata që e përzgjodhën e dhanë titullin e artistes së veshur më bukur.

“Faleminderit nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj dhe që më keni votuar si të veshurën më bukur në tapetin bruz në Eurovision. Ja dolëm Valdrin Sahiti”, shkruan Anxhela në një postim.

Festivali europian do të nisë mbrëmjen e sotme, por Anxhela do të këndojë natën e dytë në datë 20 maj. Në një intervistë të dhënë dje për emisionin “Waake Up”, Anxhela u shpreh se do të jetë në ankth derisa gjithçka të finalizohet.

“Deri tani kanë shkuar mirë të dyja provat, kanë qenë shumë shumë mirë. Edhe tapeti kuq shkoi shumë mirë. Por, gjithmonë je me atë ankthin ‘obobo mos ndodhë kjo, mos ndodhë ajo’, derisa të mbarojë e gjitha. Unë personalisht kam shkuar, sepse doja ta jetoja këtë eksperiencë. Pasi fitova festivalin e këngës isha shumë e lumtur që do jetoja një eksperiencë të tillë. Ne jemi një vend i vogël dhe skena e Eurovisionit për ne është një arritje e madhe. Një tjetër shqiptar që konkurron është Gjon’s Tears, edhe ai është favorit për të fituar, konkurron për Zvicrën”, u shpreh Peristeri.