U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Arbenita sapo na tregoi tiparin më të lezetshëm në fytyrën e të bijës (FOTO) – AlpeGossip
U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Arbenita sapo na tregoi tiparin më të lezetshëm në fytyrën e të bijës (FOTO)

U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Arbenita sapo na tregoi tiparin më të lezetshëm në fytyrën e të bijës (FOTO)

Çifti i famshëm Arbenita dhe Fero janë bërë prindër për herë të parë këtë viti. Lajmin e konfirmoi fillimisht vetë modelja e cila u shfaq me vogëlushen në krahë. Çdo gjë erdhi surprizë për të gjithë ndjekësit e çiftit pasi ata zbuluan pak muaj më parë se kishin kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë pas disa vitesh lidhje.

Që në këtë çast lindën dhe aludimet e para se Arbenita mund të ishte shtatzënë. “Iconstyle” publikoi i pari shtatzaninë e Arbentiës, me fustanin e kuq që kurorëzoi martesën. Spekulimet që mund të bëheshin prindër i konfirmoi dhe vetë Arbenita duke postuar një foto me barkun e rrumbullakosur.

Megjithëse ndan në Instagram foto me të voglën, Arbenita ende s’e ka ndarë mendjen të na tregojë portretin e saj. Megjithatë, sot ajo na tregoi tiparin më të bukur të Ninës, hundën e saj të vogël dhe me majë, njësoj si të modeles.

Me këtë foto, ajo i ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin ndjekësve për të parë të plotë portretin e Ninës dhe për të mësuar se cilit prej prindërve i ngjan më shumë.

Kujtojmë se pas ardhjes në jetë të vajzës, Arbenita humbi edhe njeriun më të shtrenjtë të saj, babain. Fatkeqësisht babai i modeles nuk arriti ta fitonte betejën me Covid-19 dhe u nda nga jeta në të njëjtën ditë që erdhi në jetë mbesa e tij.