Njihuni me aktorët që i refuzoi “Portokallia”, por sërish u bënë të famshëm (FOTO) – AlpeGossip
Njihuni me aktorët që i refuzoi “Portokallia”, por sërish u bënë të famshëm (FOTO)

Njihuni me aktorët që i refuzoi “Portokallia”, por sërish u bënë të famshëm (FOTO)

Ajo njihet si një ndër spektaklet e para të suksesshme të humorit në Shqipëri. “Portokallia” prej vitesh ndiqet nga shqiptarët jashtë edhe brenda vendit.

Por një kast aktorësh të shumtë dhe vërtetë të talentuar, që kanë bërë që ky ‘show’ të jetë i suksesshëm, tashmë nuk janë pjesë e këtij formati. Ata kanë gjetur veten në spektakle të tjera humori, po aq të suksesshme.

Ka dhe nga ata aktorë që pasi janë refuzuar nga “Portokallia” nuk janë dorëzuar por përkundrazi, janë bërë të famshëm diku tjetër. Pikërisht për këta aktorë do të flasim sot, që u refuzuan nga Portokallia ose dhe e refuzuan show-n për t’u bërë të suksesshëm diku tjetër:

Visjan Ukcenaj
Visjan Ukcenaj, aktori i Apartamentit 2XL, zbuloi për herë të parë në “BOOM”se karrierën e tij e ka nisur me Portokallinë, por gjërat nuk kishin shkuar mirë. Pasi bëri numrin e tij dhe u pëlqye nga publiku, regjisori Altin Basha nuk e pranoi pasi nuk kishte ndjekur akademinë.

” Prit të dielën unë, kisha lajmëruar gjithë fisin, ku janë, ku nuk janë. Del Visjani, babi, del çuni në Portokalli. Prit të dielën (tregon krahun).Të dielën Altini e kishte prerë materialin dhe unë u shokova, u mërzita shumë. Shkoj të hënën që fillonin këta provat, shkoj atje dhe i them çfarë ka ndodhur? Ishte nervoz direkt dhe tha: Pse ti do të bësh propagandë për tu futur në Akademi me Portokallinë?

Unë nuk bëra propagandë, i thashë, më pyetën çfarë ke bërë? I thashë kam konkuruar dhe nuk e kam fituar. Jo, tha, mbaro shkollën njëherë pastaj flasim. Kjo është dalja e parë në Portokalli, e hëngra një kështu dhe më ka bërë mirë. Më mirë avash avash gjërat, e mira do vijë”.

 

Albano Bogdo
Prej vitesh ai është pjesë e spektaklit të humorit “Apartamenti 2XL” dhe është shndërruar në një figurë të dashur për publikun shqiptar. Por aktori i humorit Albano Bogdo në një intervistë në emisionin “Rreze dielli” ka zbuluar se ka tentuar të jetë pjesë e “Portokallisë”, por ka dështuar. Albano tha se kishte marrë pjesë në audicionet e “Portokallisë”, por performanca e tij ishte cilësuar si e pasuksesshme sepse nuk i kishte pëlqyer regjisorit Altin Basha.

“Vajta për audicion tek ‘Portokallia’ me 4 role dhe asnjërin prej tyre nuk e pëlqeu Altin Basha. Pas 3 muajsh në ‘2XL’ më thotë Besi që të vija në ‘Portokalli’ dhe të bënim një pjesë. Unë vajta një ditë në mbledhje, nuk më ngjiti dhe ika prej aty. Nuk ndjeva ndonjë obligim të thosha arsyet pse ika sepse nuk isha i punësuar.”, rrëfeu Albano gjatë intervistës. “dështuar”.

 

Anna Lika
Historia e aktores Annais Lika është e kundërta e dy kolegëve të saj. Ajo që ka qenë pjesë e ‘Pa Limit’ dhe pas mbylljes së emizioni iu ofrua një rol në Portokalli, të cilin nuk e pranoi. Në taksinë e Rudina Dembacaj, ajo rrëfeu për këtë moment, duke thënë:

“Kur u mbyll “Pa Limit”, të pestë aktorët që ishim na u ofrua që të transferohemi te Portokallia. Unë normalisht nuk e pranova”.

Nuk dha më tepër detaje për këtë rast, por tashmë Annais Lika është e njohur edhe për kërcim pas aktrimit.