DIKUR ISHIN XHELOZE/ Ish-partneret e Stines bëhen bashkë dhe gjërat u bënë interesante (FOTO) – AlpeGossip
DIKUR ISHIN XHELOZE/ Ish-partneret e Stines bëhen bashkë dhe gjërat u bënë interesante (FOTO)

DIKUR ISHIN XHELOZE/ Ish-partneret e Stines bëhen bashkë dhe gjërat u bënë interesante (FOTO)

Ish-partneret e Stines janë bërë bashkë dhe jo vetëm për një foto!

Moderatorja e njohur, Roza Lati dhe ish-bashkëshortja e Stines, Grazia kanë pozuar bashkë në një foto të publikuar në Instagram.

Por surpriza nuk mbaron me kaq pasi, krahas fotos me të moderatorja ka shkruar: “@stine_records shiko me kë jam! Këtë të Dielë…me @grazia__official Super puntatë… WHY NOT SHOW!”.

Pra pas ndarjes nga këngëtari, Grazia do të jetë e ftuara e Rozës dhe gjërat u bënë shumë interesante.

Nuk e dimë se për çfarë temash do të bisedojnë dy vajzat, por dimë që kanë shumë të përbashkëta.

Roza Lati gjithashtu ka qenë në një marrëdhënie romantike me Stinen shumë vite më parë, dhe ende ruan marrëdhënie shumë të mira me këngëtarin.

Stine deklaroi publikisht ndarjen nga Grazia disa javë më parë dhe tha se miqësia mes tyre vazhdon të jetë e fortë. Për më tepër çifti ka një vajzë që i lidh edhe më tepër!

Epo ndoshta Stine do ta ndjekë emisionin me shumë kuriozitet!