Në vendin tonë ka kondicionerë jo vetëm në vendet e punës, spitalet, institucionet, hotelet, por edhe pothuajse në të gjitha shtëpitë. Ndonëse në ditët përvëluese kondicioneri është shpëtimtar, na duhet të dimë më shumë edhe për të këqijat e tij.
Cilat janë problemet shëndetësore që shkakton:
Problemet më të shpeshta janë faringjiti, ngurtësia e zërit, kollitja.
Gjithashtu, për shkak të mirëmbajtjes së dobët të sistemeve të depozitimit të ujit dhe transportit në kondicionerin, mikrobet mund të shkaktojnë pneumoni (sëmundja e legjionareve) me simptoma të rënda të frymëmarrjes dhe temperaturë të lartë.
Dhimbje koke
Ftohja e muskujve
Dhimbja rënduese e artritit dhe neuritit
Tharje e lëkurës dhe shfaqja e sëmundjeve të lëkurës
Infeksioni i frymëmarrjes
Tharja e syve, sidomos te personat që mbajnë lente kontakti ose me histori alergjie janë shpesh problematike.
Nëse e keni të pamundur të qëndroni në zyrë ose shtëpi pa ajër të kondicionuar sigurohuni që ta pastroni pajisjen dhe të lejoni të hyjë ajër i freskët sa më shumë që të jetë e mundur.