U LARGUA NGA ”E DIELL”/ Einxhel Shkira kthehet sërisht në televizion – AlpeGossip
U LARGUA NGA ”E DIELL”/ Einxhel Shkira kthehet sërisht në televizion

U LARGUA NGA ”E DIELL”/ Einxhel Shkira kthehet sërisht në televizion

Einxhel Shkira pati oferta para dhe pas largimit nga “E diell”, të cilat i shqyrtoi dhe vendosi të rikthehet përmes një emisioni sportiv. ABC News njoftoi se Einxhel do t’i bashkohet Gerti Çarçanit në emisionin “Pressing”, çdo të hënë dhe të enjte, në orën 22:00.

“Duke folur për gjithçka që është emocionuese në fushën e blertë, por edhe jashtë saj,” thotë Einxhel në video.

Einxhel konfirmoi për Anabel largimin nga “E diell” në fillim të tetorit.

“Të jem e sinqertë, që javën e parë të transmetimit të sezonit të ri të ‘E diell’ nuk po e gjeja veten në rolin që më ishte caktuar si prezantuese e rubrikës ‘Beauty’. Unë besoj që secila prej nesh në atë program, është zgjedhur të jetë aty për diçka autentike që ajo ofron dhe në këtë sezon, për shkak të një ndryshimi strukture dhe koncepti të ri autorial, po ndjeja se po humbja atë çfarë unë mendoj që më karakterizon dhe më dallon: spontanitetin dhe natyralitetin. Me gjithë respektin më të madh që kam për kolege të miat, të cilat ndihen shumë mirë në formate të strukturuara, ku roli i prezantueses është më shumë ai i një përcjellësi të informacionit, unë si natyrë nuk kam lidhje me këtë lloj skeme. Më pëlqen të përfshihem në atë që prezantoj dhe nëse nuk ndihem vetvetja e kam të vështirë ta vazhdoj. Më vjen keq që këtë vendim e mora një javë pasi kishte filluar programi, por mesa kam parë, jam e qetë që mungesa ime nuk ka shkaktuar ndonjë dëm të madh (qesh). Por gjithsesi, do të doja të theksoja që shkëputja ime është e lidhur vetëm me synimet e mia personale profesionale. Unë ruaj respektin më të madh për producentin e ‘E diell’, Edi Manushi, i cili besoi tek unë dhe më bëri pjesë të kësaj aventure shumë të bukur, pa harruar edhe stafin më të cilin kam bashkëpunuar.”