Këngëtarja shqiptare, Dafina Dauti është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë, lajm të cilin e ka bërë të ditur emisioni “n’zoom” me një postim në Instagram ku shfaqet edhe foto e parë e vogëlushes. Dafina i ka vendosur vajzës një emër të huaj e të veçantë, Kaylee.
Kujtojmë që Dafina është e martuar me këngëtarin Tafil Kurteshi. Lajmin e shtatzënisë ajo e dha në shtator gjatë një interviste për “Mirage”.
“Jam në muajin e shtatë të shtatzënisë. Kam qenë shumë e dobët dhe tani njerëzit mendojnë se kam shtuar peshë, por i them: ‘Jam shtatzënë, nuk jam shëndoshur’. Po pres një vajzë”, u shpreh asokohe Dafina.
Dafina ka edhe një vajzë nga martesa e parë./Xing.al